Kovaçevski: Procesi i zgjerimit i BE-së nuk besoj se do të përjetojë ndryshime

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se edhe përkundër paralajmërimeve të cilat vijën nga përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së, ose edhe nga vet Unioni, për formimin e një bashkësie gjeopolitike, beson se procesi i zgjerimit, nuk do të preket nga rrethimi i ri i BE-së në Evropë dhe marrëdhëniet momentale në luftën në Ukrainë.

“Situata e re gjeopolitike në botë dhe në Evropë posaçërisht duke e par luftën në Ukrainë, doemos imponon që BE si bashkësi më e madhe e shteteve në Evropë të mendojë për zhvillimin e saj të mëtutjeshëm. Por, megjithatë, në BE, ekziston procesi i zgjerimit, pjesë e së cilës jemi edhe ne, dhe gjithsesi se ky proces i zgjerimit i bërë sipas metodologjisë së re, të hapjes së kapitujve, nuk mendoj se do të preket”, tha Kovaçevski.  /SHENJA/

 

 


You may also like