Kovaçevski: Petkov kërkoi informacione në lidhje me dy incidente që ndodhën në vendin tonë

by admin
Spread the love




Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski, sot bwri tw ditur se mbrëmë ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar Kirill Petkov, të cilin e ka njoftuar rreth dy incidenteve që kanë ndodhur në vendin tonë, njëri që ndërlidhet me varrin e Goce Dellçevit dhe tjetri me thyerjen e një xhami në Manastir.

“Mbrëmë kisha bisedë telefonike më kryeministrin Petkovin, dëshironte të informohej për dy incidente që kanë ndodhur tek ne, njëra që kishte me prishjen e kurorave tek varri i Goce Dellçevit, me çrast e informova se Ministria për Punë të Brendshme po kryen të gjitha procedurat hetimore dhe incidenti tjetër një që kishte të bëj me thyerjen e xhamave në Manastir, ku sipas njoftimit të MPB-së nuk bëhet fjalë për incident politik, por se bëhet fjalë për incident të motivuar për shkaqe private”, tha Kovaçevski.


You may also like