Kovaçevski për deklaratën e ambasadorit Gir: Deputetët duhet të jenë në krye të detyrës dhe t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love




Duke ju referuar deklaratës së euroambasadorit Dejvid Gir për ndryshimet kushtetuese, kryeministri Dimitar Kovaçevski porositi që deputetët të jenë në krye të detyrës sidomos kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE. Kovaçevski deklaroi se ndryshimet kushtetuese sillen në Parlamentin e shtetit, duke kujtuar se me anëtarësimin në BE shteti do të mund të bëjë numër të madh të ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese.

“Prandaj deputetët që përfaqësojnë qytetarët duhet të jenë në krye të detyrës dhe të gjitha vendimet që duhet të sillen lidhur me anëtarësimin e vendit në BE përfshirë edhe ndryshimet ligjore dhe ato në Kushtetutë duhet të sillen në interes të qytetarëve. E përsëris edhe njëherë, paralajmërimi për referendum është çështje e brendshme politike në VMRO-DPMNE dhe asgjë më shumë”, ka deklaruar Kovaçevski, raporton SHENJA.


You may also like