Kovaçevski – Osmani: Maqedonia e Veriut mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog në Ohër, sot realizoi takim me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Gjatë bisedës u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Kosovës kanë marrëdhënie tradicionalisht pozitive dhe konstruktive dypalëshe dhe bashkëpunim me dialog të hapur në të gjitha nivelet pa çështje të hapura.

“Në takim, kryeministri Kovaçevski theksoi se Maqedonia e Veriut mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Kovaçevskit për takimin me presidenten e Kosovës.


You may also like