Kovaçevski: Nuk i ndaj anëtarët në të vjetër dhe të rinj

by admin
Spread the love

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski sonte para mbajtjes së Këshillit qendror të partisë paralajmëroi politikë të bazuar në vlerat socio-demokratike, mundësi për të gjithë kuadrin që i plotëson kushtet të emërohen në ndonjë funksion, hapjen e partisë ndaj të gjithëve që mund ta japin kontributin e tyre. Për të nuk ka ndarje në kuadro të reja dhe të vjetra, por vetëm të atyre që më pak ose më shumë kanë kontribuuar për përforcimin e partisë.

“Programi do të bazohet në vlera socio-demokratike, mundësi korrekte për të gjitha kuadrot që i plotësojnë kushtet profesionale që të emërohen në nivel institucional. Megjithatë edhe hapjen e partisë ndaj të gjithë atyre që mund të kontribuojnë me aktivitetin e tyre në përforcimin e partisë dhe punës së saj”, tha Kovaçevski.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse është duke u bërë ndonjë bashkim në parti me futjen e një pjese të kuadrove të vjetra në Këshillin ekzekutiv, ai nuk ka konfirmuar e as nuk ka demantuar se disa emra të caktuar që janë përmendur në opinion mund të bëhen pjesë e udhëheqësisë që zgjidhet sonte.

“Së pari unë nuk i ndaj kuadrot në të rinj dhe të vjetër, por të atyre që kanë kontribuuar më pak ose më shumë në zhvillimin dhe ndërtimin e partisë. Në media dolën një pjesë e emrave që do të thonë diçka në LSDM dhe të cilët në të kaluarën kanë marrë funksione të larta partiake dhe funksione shtetërore. Le të lëmë fillimisht që KQ të marrë vendime”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se do të propozojë Këshilli ekzekutiv në të cilin do të përfaqësohen 50 për qind burra dhe gra, për siç tha, të ruhet barazia gjinore për barazinë për të cilën angazhohet LSDM si parti, por edhe 33 për qind të rinj që, gjithashtu, është dispozitë statuore e partisë. Sqaroi se edhe në KD do të përfaqësohen edhe përfaqësues prej të gjitha rajoneve planore të vendit

Duke i përgjigjur nëse do t’ia dalë ta bashkojë partinë ai theksoi se vlerëson se ajo edhe tani është e bashkuar.

“Ne i kemi 120 anëtarë të KQ, sot do të zgjedhim edhe 10 anëtarë të rinj dhe së bashku me organizatat komunale dhe lokale LSDM paraqet partinë më të fuqishme dhe më të madhe në shtet”, tha kryetari i LSDM-së.

Nënkryetarja e partisë, Sanja Llukarevska para seancës së KQ të partisë tha se sot do të zgjidhen nënkryetarët dhe anëtarët e Këshillit Ekzekutiv.

“Do të ketë profile të njerëzve prej sferave të ndryshme të shoqërisë, të cilët janë të njohur në opinion. Moment i bashkimit është ai që mbase do të jetë parashenjë kryesore e të gjithë këtij takimi të Këshillit qendror. Vlerësoj se me një ekip të tillë, të avancuar dhe të fuqishëm operativ do të arrijmë rezultate”, tha Llukarevska.

You may also like