Kovaçevski: Nuk diskutohet për ndryshime në Qeveri

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se për momentin nuk ka njoftime për ndonjë ndryshim në përbërjen e qeverisë. Ai theksoi që e ka të ditur që BDI ka shpallur zgjedhjen e kryesisë për 15 tetor, por për momentin nuk ka asnjë njoftim për ndonjë ndryshim në përbërjen e Qeverisë.

Në lidhje me zgjedhjet e parakohshme tha se VMRO-DPMNE ishte më e zhurmshmja nga radhët e opozitës që kërkuan zgjedhje të parakohshme në periudhën e kaluar, ndërsa lideri i saj Hristijan Mickoski në një emision televiziv tha se nuk kanë hequr dorë nga kjo kërkesë, por në mes të një krize, kanë vendosur të ndjekin një politikë tjetër. /SHENJA/


You may also like