Kovaçevski nga Beogradi: “Ballkani i Hapur”, mundësi për vende të reja të punës

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistë për gazetën serbe “Politika”, u fokusua në rëndësinë e Ballkanit të Hapur dhe bashkëpunimit të ndërsjellë të vendeve të rajonit. Kovaçevski nënvizoi se iniciativat si Ballkani i Hapur, të cilat kanë përfitime reale siç është panairi i parë ndërkombëtar i ushqimit, verës dhe turizmit në Beograd, është një mundësi e jashtëzakonshme për të krijuar një dinamikë të re në bashkëpunimin tonë rajonal dhe për të siguruar prosperitet ekonomik dhe një të nesërme më të mirë për qytetarët tanë.

“Pjesëmarrja e Maqedonisë së Veriut në panair është me të vërtetë e një rëndësie të madhe për ekonominë e vendit. Kompanitë që ekspozojnë këtu do të sigurojnë eksport më të madh, blerje dhe vendosje dhe tregje të reja për ushqimin dhe verërat maqedonase. Do të sigurohet promovim i shkëlqyer i objekteve turistike në Maqedoninë e Veriut dhe tërheqja e turistëve të rinj, kryesisht nga rajoni”, tha Kovaçevski. /SHENJA/


You may also like