Kovaçevski në Samitin e Liderëve në Procesin e Berlinit në Tiranë

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë. Në delegacionin qeveritar do të jetë edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Në kuadër të Samitit do të mbahen sesione pune në të cilat do të ketë tema që kanë të bëjnë me integrimin e rajonit në tregun e përbashkët dhe përmirësimin e konvergjencës me BE-në, si dhe mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në vendet e Ballkani Perëndimor do të diskutohet në nivelin më të lartë. Në Samit pritet të diskutohen edhe arritjet në kuadër të procesit të Berlinit dhe ndikimi i nismës në bashkëpunimin rajonal, rëndësia e saj në përmbylljen e integrimeve evropiane, si dhe marrëdhëniet dypalëshe.

Në Samit është planifikuar miratimi i disa dokumenteve dhe konkluzioneve, si dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve profesionale të infermierëve, veterinerëve.

kirurgëve, akusherëve dhe farmacistët nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si vazhdimësi e Marrëveshjes së nënshkruar në Samitin e Procesit të Berlinit të vitit të kaluar e cila njeh kualifikimet profesionale të mjekëve të mjekësisë, mjekëve të stomatologjisë dhe arkitektëve.

Gjatë samitit, Kryeministri Kovaçevski parashihet të zhvillojë takime me Kancelarin Sholc, komisionerin evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim Oliver Varheji, si dhe me kryetaren e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Odill Reno-Baso, si dhe me zëvendëskryetaren e Bankës Botërore për Evropë dhe Azi, Antonela Basani.

Procesi i Berlinit po zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në proces – Gjermania, Franca, Austria, Bullgaria, Kroacia, Italia, Sllovenia, Greqia, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, së bashku me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

MARKETING



You may also like