Kovaçevski: Mora një lajm të mirë nga Serbia

by admin
Spread the love

Kryeministri i Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski deklaroi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kolegen serbe, Ana Brnabiq. “Unë premtova se do të bëjmë gjithçka dhe se do të punojmë çdo ditë që askush të mos përballet vetëm me këtë krizë. Energjia elektrike, energjia dhe ushqimi duhet të jenë të disponueshme për të gjithë.

Prandaj, pas komunikimit intensiv me kolegen Brnabiq, Beogradi zyrtar vendosi ta përjashtojë Maqedoninë e Veriut nga ndalimi i eksportit të gazit natyror.

Nëpërmjet politikave të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit të ngushtë në kuadër të Open Balkans, por edhe marrëdhënies së partneritetit, në kohë krize energjitike ne ofrojmë mbështetje aty ku është më e nevojshme, gaz të kompresuar për shkollat ​​dhe spitalet në shumë qytete të vendit.

You may also like