Kovaçevski mban pushtetin me metoda sulmuese – Shqip

by admin
Spread the love

LSDM: Shumica parlamentare do të rritet

Përderisa Qeveria po e shqyrton mundësinë e një koalicioni të zgjeruar me Aleancën për Shqiptarët, nga VMRO – DPMNE vazhdojnë të thonë se këtij pushteti i ka ardh fundi dhe vendit i duhen zgjedhje të parakohshme. Ata pretendojnë se, ka deputetë nga LSDM që janë për ndërrim të pushteti, megjithatë, sipas tyre, LSDM ushtron presion ndaj tyre.

“Pikërisht deputetët e shumicës e ndjejnë dhe dinë se ky pushtet duhet të ndërrohet. Për këtë, qeveria e Kovaçevskit shfrytëzon ndërmjetësues dhe me metoda sulmuese e mban pushtetin. Por, pushtetu duhet të dijë se kjo mënyrë është në proporcion të kundërt nga qëllimet e tyre për rritje të shumicës, sepse në atë mënyrë vetëm se u ulet rejtingu LSDM-së”, deklaroi Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

Por, LSDM i quan këto pretendime gënjeshtra të Mickoskit.

“Mickoski nuk ka 61 deputetë, nuk ka shpërbërje të Kuvendit, por shumica parlamentare do të jetë më e madhe se sa është sot. Deputetët janë të lirë të vendosin siç vlerësojnë ata, në pajtueshmëri me mandatet e marra dhe në përputhje me pozicionit të tyre politik në partinë politike”, thonë nga LSDM.

Kujtojmë se së fundmi edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, por edhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari kanë konfirmuar se ka gjasa që kjo parti opozitare të hyjë në Qeveri. ASH dje mbajti kuvendin e Kryesisë Qendrore, i cili dha dritë jeshile që të fillojnë bisedimet për hyrje në Qeveri./KlanMacedonia

You may also like