Kovaçevski-Kurti: Si miq dhe fqinjë të mirë me Kosovën, vazhdimisht po i përmirësojmë marrëdhëniet pa çështje të hapura

by admin
Spread the love




Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, para fillimit të programit zyrtar është takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti. “Të dy kryeministrat shprehën kënaqësinë për marrëdhëniet pozitive dhe konstruktive bilaterale mes dy vendeve. Kryeministrat theksuan se bashkëpunimi arrihet duke nxitur miqësinë dhe afërsinë mes dy vendeve. Në takim u shpreh interesimi i përbashkët për vlerësimin e rezultateve të arritura pas seancës së parë të përbashkët të qeverive me qëllim të përcaktimit të synimeve të ardhshme më të larta në avancimin e bashkëpunimit”, informoi qeveria e Maqedonisë së Veriut. Kovaçevski theksoi se bashkëpunimi ekonomik është një shtysë shtesë për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe për faktin se Kosova është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë së Veriut si një nga pesë vendet me të cilat Kosova ka shkëmbimin më të lartë tregtar. Kovaçevski dhe Kurti u pajtuan se dy vendet do të kenë një periudhë të bashkëpunimit të intensifikuar në fushën e energjetikës. Sa i përket çështjeve rajonale, në takim u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut mbështet dialogun Prishtinë-Beograd për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të pranueshme reciprokisht, e cila do të garantojë paqen, stabilitetin, sigurinë dhe përparimin e të dy vendeve dhe të rajonit.


You may also like