Kovaçevski: Këtë vit e rrisim prodhimin e energjisë elektrike për 20 %

by admin
Spread the love




Këtë fillim janari, shumica e qytetarëve e kanë në mendje një pyetje, a do të ketë rrymë, ose më saktë, a do të shtrenjtohet ajo. Në fund të vitit që lamë pas drejtusit qeveritarë premtuan se nuk do të ketë shtrenjtim për qytetarët që nuk harxhojnë shumë rrymë. Në anën tjetër, një lajm tjetër të mirë e jep këtë fillim të vitit drejtori i përgjithshëm i Shoqërisë Aksionare Elektrantat e Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski, i cili njoftoi se planifikojnë që këtë vit të rrisin prodhimin e energjisë elektrike për 20 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

VASKO KOVAÇEVSKI, DREJTOR I PËRGJITHSHËM I EMV-SË

 “Po arrijmë të vëmë në funksion të gjitha kapacitetet prodhuese vendase të energjisë elektrike, duke ulur kështu varësinë nga blerja e energjisë elektrike të shtrenjtë. Prodhimi vendas është më i liri dhe prandaj po e rrisim. Përveç kësaj, në kohë krize ne reduktojmë ndjeshëm kostot e prodhimit dhe kostot joproduktive. Kështu arrijmë të mbajmë çmimin e energjisë elektrike më të ulët për qytetarët dhe bizneset e vogla”

Kovaçevski thekson se kompania ka kontrata të qëndrueshme për blerjen e energjisë si dhe për të gjitha nevojat e tjera për procesin e prodhimit. /SHENJA/


You may also like