Kovaçevski: Integrimi në BE, mbi interesat politike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se në takimin me liderin e opozitës, Hristijan Mickoski, do të diskutohen dy gjëra – vendimet e nevojshme për integrimin evropian të shtetit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Në këtë takim do të duhet të gjejmë mënyrën që ata ta mbështesin vendimin sepse ky vendim nënkupton një votë për integrimin tonë në BE dhe nuk guxon dhe nuk mund të jetë objekt i përllogaritjeve politike ditore apo i pikëve politike. E ardhmja e qytetarëve, e gjeneratave të tanishme dhe të ardhshme, është shumë më e rëndësishme se karriera e çdo politikani dhe në marrjen e vendimeve të tilla duhet të tejkalohen dallimet personale dhe ideologjike”, theksoi Kovaçevski në një deklaratë për agjencinë MIA pas takimit në Bratisllavë me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Kreu i qeverisë tha është optimist racional dhe se beson në arritjen e qëllimit – anëtarësimin e vendit në BE.

You may also like