Kovaçevski i ik përgjegjësisë për spitalin modular në Tetovë

by admin
Spread the love

Kaluan tre ditë pasi u publikua dokumentari i Rrjetit investigues – IRL, mbi 140 mijw qytetarë e kanë parë videon e Kryeministri thotë se nuk e ka komentuar rastin për shkak se askush nuk e ka pyetur, njofton KlanM.

Kryeministër përse nuk guxoni të thoni fjalë për spitalin modular të Tetovës? A jeni aq të pafuqishëm kur bëhet fjalë për Zaevin, Filipçen dhe Angjushevin?

“E para unë gjithmonë përgjigjem në pyetje dhe në të gjitha pyetjet që vijnë deri tek kabineti im. Për këtë temë, nuk ka ardhur asnjë pyetje nga asnjë media” – tha Kovaçevski.

E kur e pyetëm tha se nuk mund të përzihet.

“Të gjitha dokumentet dhe të gjitha të dhënat që duhej të dorëzohen deri tek organet hetuese në vend janë dorëzuar dhe janë të qasshëm. Sa i përket dokumenteve tjera për të cilat po përflitet, pra për ekspertizat, ato dokumente as që kanë qenë dhe as që janë nën ingerenca të Qeverisë dhe as që i ka pushteti por i kanë organet gjyqësore” – deklaroi Kovaçevski.

Por për çka shërben Zëvendëskryeministri i Qeverisë i angazhuar për qeverisje të mirë?

Po për Unionin Evropian por nuk besoj që ajo do na duhet nëse kështu vazhdojmë… Na digjen persona të gjallë dhe çdo ngjarje të trajtohet si aksident.

Ju keni zëvendësin tuaj për qeverisje të mirë apo?

Po.

Çfarë do të bën ai kur tanimë i gjithë shteti dëgjoi ka pas aneks të marrëveshjes për të cilin janë marrë vesh në katër sy dhe personi që e ka përgatitur tenderin për së dyti herë tanimë është e punësuar në Brako?

“Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë i pranon të gjitha dokumentet që dorëzohen tek ai në mënyrë publike ose anonime dhe gjithmonë i dorëzon tek organet kompetentet. Asnjë person në këtë shtet nuk mund të trajtohet më mirë se dikush tjetër në zbatimin e drejtësisë dhe unë qëndroj pas kësaj” – tha Kovaçevski.

Edhe pse pati disa pyetje të drejtuara për temën e spitalit modular, sic percjell KlanM, Kovaçevski vendosi që largohen përgjegjësinë prej ekzekutivit dhe të na drejtojë tek Prokuroria. Tek Kryeprokurori që u është i zgjedhur nga kjo shumicë parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

You may also like