Kovaçevski: Deri në vitin 2030 Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot komentoi deklaratat e ish kryeministrit dhe ish presidentit Branko Cërvenkovski, i cili dje tha se vendi në 7 vjetët e fundit ka stagnuar në rrugën euroatlantike.
Kovaçevski tha se ka biseduar me ish këshilltarët e tij, të cilët kanë thënë se në kohën e tyre ka qenë e pa imagjinuar që të arrihet marrëveshje me Greqinë, e që vendi të bëhet anëtar i NATO-s.

Kovaçevski u shpreh i bindur se deri në vitin 2030, Maqedonia do të bëhet pjesë e BE-së, nëse merr vendimet e duhura.

Në lidhje me: Cërvenkovski me nismë për Bashkimin Europian, qasje më e madhe deri te tregu dhe fondet europiane

“Unë kam biseduar me kolegët të tij që kanë qenë këshilltarë në kabinetin e tij, që i kam miq të ngushtë, që thonë për ne, nga perspektiva e kohës atëherë ka qenë praktikisht e pakuptimtë që mund të arrihet marrëveshje me Greqinë dhe shteti të bëhet anëtare e NATO-s, megjithatë nga kjo perspektiv sot e shohim se mundej të arrihet marrëveshje dhe të bëhemi vend anëtarë i NATO-s.

Gjithashtu askush nuk priste, apo nuk kishte optimizëm që vitin e kaluar do të merrnim kornizë negociuese. pas 17 vjetëve në pritje, por në fund të ditës, ne bashkë me deputetët në Kuvend dhe me 27 vendet anëtare miratuam kornizë negociuese, kështu që unë besoj që ne deri në vitin 2030 do të bëhemi anëtarë i BE-së, nëse i marrim vendimet që presim nga ne”, tha Kovaçevski.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like