Kovaçevski deklarohet për zhvillimet në Këshillin Gjyqësor

by admin
Spread the love




Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se as ai si kryetar i Qeverisë, as cili do ministër nuk përzihet në punën e Këshillit Gjyqësor. Ai tha se organet gjyqësore duhet në jenë në nivelin e duhur për të kryer punën e tyre dhe nuk do të ketë kurrfarë ndikimi politik.
“Unë që nga dita e pare që kam marr postin e kryetarit të Qeverisë, kam thënë se as unë e as ndonjë ministër nuk përzihet në Punën e Këshillit Gjyqësor e as të Këshillit të Prokurorëve, dhe kjo mund të konfirmohet përmes video incizimeve, ku të gjithë qytetarët mund të shihnin se çka ndodhi në Këshillin Gjyqësor. Ajo që mbetët është që organet gjyqësore ta kryejnë punën e tyre dhe të mos kenë kurrfarë ndikimi politik”, deklaroi Kovaçevski.


You may also like