Koulibaly i premton besnikëri Napolit: Nuk largohem që këtu

by admin
Spread the love

Pas triumfit në Kupën e Afrikës me kombëtaren e tij, Kalidou Koulibaly është rikthyer në Napoli, aty ku ka gjetur një pjesë nga Senegali. Mbrojtësi u kthye në qytetin italian, ku u përshëndet nga bashkatdhetarët e tij dhe i premtoi besnikëri Napolit.

“Kjo pritje më gëzon shumë, por mos kini merak se nuk do të largohem. Nuk iki që këtej”, ka thënë lojtari në aeroportin e “Capodichino”.

“Jam kthyer në Napoli dhe jam i qetë. I falënderoj të gjithë, i kam parë të gjitha videot dhe gjërat që keni bërë kur unë nuk isha. Jam krenar që jam me ju. Ishte diçka e bukur këtu dhe në Senegal. Ju faleminderit të gjithëve”, ka thënë Koulibaly përpara tifozëve të komunitetit afrikan që e pritën në aeroport.

Pas vizitave rutinë, nëse nuk do të ketë probleme, Koulibaly do të jetë i gatshëm për sfidën e fundjavës kundër Interit. / Oversport.tv

You may also like