KOSTA RIKA – Sekuestrohen 2.5 ton kokainë të destinuara për në Evropë

by admin
Spread the love

RIO DE ZHANIERO, 4 shtator /ATSH-DPA/ – Policia e Kosta Rikës sekuestroi 2.5 ton kokainë nga një terminal mallrash në Moín, në bregdetin e Karaibeve, në një kontejner me destinacion Belgjikën.

”Forcat e sigurisë zbuluan drogën në një enë frutash që duhej të nisej për në Belgjikë”, theksoi ministria në Twitter.

Në vitin 2020, autoritetet e Kosta Rikës konfiskuan 5.8 ton kokainë të destinuar për në Holandë në Moín, në rrjetin më të madh të drogës në vend.

Kartelet e drogës kontrabandojnë sasi të konsiderueshme kokaine nga Amerika e Jugut nëpërmjet Amerikës Qendrore në Shtetet e Bashkuara ose Evropë duke përdorur një sërë rrugësh të ndryshme transporti. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like