Kosova U17 mbajti grumbullim treditor

by admin
Spread the love

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U17, Arsim Abazi ka grumbulluar një grup lojtarësh të cilët do t’i shërbejnë për ta kompletuar ekipin e kësaj grupmoshe për garat e ardhshme ndërkombëtare.

Për tri ditë radhazi në Kampin Nacional në Hajvali janë zhvilluar stërvitje të kësaj grupmoshe, e ku kanë marrë pjesë rreth 60 futbollistë vendor nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Ndryshimi i gjeneratës ka bërë që Abazi të thërrasë në grumbullim përgatitor futbollistët e lindur në vitin 2006 me të cilët synon ta krijojë ekipin për kualifikimet e ardhshme.

Përzgjedhësi Abazi u shpreh kryesisht i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve, derisa pret që të ketë një skuadër të denjë për të përfaqësuar Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Ky grumbullim i ka shërbyer atij për një seleksionim të lojtarëve, derisa në të ardhmen do t’i grumbullojë edhe futbollistët e kësaj gjenerate që luajnë në klubet evropiane.https://zeri.info/inarticle.html

Të rikujtojmë që me 23 mars Kosova U17 udhëton për në Itali me gjeneratën 2005, për të zhvilluar ndeshjet e “Elite Round” për Kampionatin evropian, derisa me gjeneratën 2006 do t’i ketë kualifikimet në muajin tetor.

You may also like