Kosova pritet që sot të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës

by admin
Spread the love

Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Burimet nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës kanë konfirmuar se aplikacioni është i gatshëm dhe se aplikimi do të bëhet së shpejti, me siguri të enjten.

Mundësinë e aplikimit të Kosovës për
anëtarësimin në Këshillin e Evropës e ka përmendur të mërkurën në Bruksel
presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se me këtë, Kosova po e
shkel Marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Uashingtonit.

Përpara darkës joformale të organizuar nga Shefi i Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën, më 11 maj, Vuçiq tha se “është e qartë se disa njerëz po punojnë për të destabilizuar të gjithë rajonin dhe Serbinë”.

Këshilli i Evropës është një organizatë
ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në
Evropë, me seli në Strasburg.

Këshilli i Evropës mbron lirinë e
shprehjes dhe të medias, barazinë dhe mbrojtjen e pakicave. Këshilli ka
iniciuar fushata për çështje si mbrojtjen e fëmijëve dhe të drejtat e romëve,
pakicës më të madhe në Evropë. Po ashtu ka zhvilluar fushata për mbrojtje nga
gjuha e urrejtjes në internet.

Këshilli i Evropës ndihmon vendet
anëtare të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin dhe të ndërmarrin reforma të
nevojshme gjyqësore.

Nga kjo organizate është përjashtuar
Rusia se fundmi.

Mundësia për pranimin e Kosovës në
Këshillin e Evropës u hap me dëbimin e Rusisë nga kjo organizatë.

Në mungesë të Rusisë, dy të tretat e
shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës. Duke qenë
se vendimet në merren me shumicë, mundësia e pranimit të Kosovës është reale.

You may also like