Kosova, MV dhe Bullgaria në zi kombëtare, Tirana zyrtare mjaftohet me mesazhet ngushëlluese

by admin
Spread the love

24 nëntori është shpallur ditë zie  kombëtare në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari për nder të viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik, një ditë më parë në Bullgari.

Ishte MV që shpalli e para tre ditë zie kombëtar. Më pas Kosova vendosi që 24 nëntori të ishte një ditë zie dhe i njëjti vendim u mor dhe Bullgaria. Ndryshe vepruan autoritetet shqiptare, të cilat u mjaftuan vetëm me mesazhet e ngushëllimit.

Politika u solidarizua me popullin maqedonas, por 45 persona që humbën jetën në aksidentin e rëndë ishin shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Ndryshe nga Kosova, MV apo Bullgaria, Tirana zyrtare nuk ka marrë vendim për të shpallur ditë zie.

Kujtojmë që aksidenti ndodhi në orët e para të ditës së djeshme në Bullgari. Autobusi po udhëtonte nga Stambolli drejt Shkupit, ndërsa pasagjerët kishin realizuar një udhëtim turistik.

Hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë, ndërsa dyshohet për shpejtësi tej normave të lejuara dhe një defekti teknik. Ndërkohë shtatë persona i mbijetuan aksidentit. Viktimat ishin kryesisht në moshë të re, mes të cilëve 12 fëmijë.

You may also like