Kosova mposht Shqipërinë në ragbi

by admin
Spread the love

Kosova ka mposhtur si mysafire Shqipërinë në ragbi me rezultat 34:12.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Kukës Arena”. Me këtë ndeshje Shqipëria nisi edhe zyrtarisht rrugëtimin e saj në ragbi, teksa Kosova ka më shumë eksperiencë në këtë disiplinë sportive.

Xhino Drangu, president i ekipit të Tiranës tregon se si nisi ky sport në Shqipëri. Ndërkohë, në Britani për këtë sport ka një shprehje të veçantë, e cila thotë se ragbi është një sport huliganësh që luhet nga xhentëlmen, dhe jo më kot profesionet e djemve që janë pjesë e kombëtares kuqezi janë mjekë, inxhinierë, farmacistë, avokatë dhe kështu me radhë.

Ndërkohë, kapiteni i përfaqësueses së “Dardanëve” në ragbi, Mehdi Krasniqi prej 12 vjetësh është pjesë e këtij sporti në Francë, raporton tch.

Ragbi është një sport i ri në Shqipëri, por që ka ndjekësit e vet. Prej 10 vjetësh disa skuadra bëjnë ndeshje midis tyre dhe kanë krijuar historikun e këtij sporti, në bazë të shoqatave. Tashmë synimet e tyre janë më ambicioze dhe duan të luajnë në rang kombëtareje.

Ndeshja Shqipëri-Kosovë ka një rëndësi të veçantë pasi do të zyrtarizohet nga Federata Botërore në Ragbi. Ndërkohë shumë shpejt do të krijohet edhe Federata Shqiptare në Ragbi.

You may also like