Kosova duhet të sillet reciprokisht në raport me sjelljet e Serbisë – Shqip

by admin
Spread the love

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar arrestimin e policëve të Kosovës në Serbi.

Haradinaj ka thënë se reagimi i institucioneve të Kosovës shpërfaqë mungesën e mbështetjes serioze. 

“Reagimi inert dhe vetëm deklarativ shtetëror i Kosovës për arrestimin e Zv. Drejtorit Jankoviç dhe policëve të Kosovës në Serbi, shpërfaq mungesën e mbështetjes serioze dhe pasigurinë për pjesëtarët e komunitetit serb në institucionet e sigurisë së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se Kosova duhej dhënë ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm. 

“Qeveria, Presidenca, MPB dhe MPJ do duhej të japin ultimatum të prerë për lirimin e menjëhershëm të tyre, në të kundërtën edhe Kosova do të veprojë me reciprocitet ndaj pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë të Serbisë, kurdo që hyjnë në territorin e Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

You may also like