Korrupsioni – progres minimal, RMV-ja në vendin e 85-të – Shqip

by admin
Spread the love

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT MINOHET NGA GJYQËSORI JOEFIKAS

Maqedonia e Veriut është në vendin e 85 sipas Indeksit për perceptimin e korrupsionit. Mungesa e integritetit në gjyqësor dhe zhvillimi joefikas I rasteve kundër korrupsionit përmenden si shkaqe kryesore. Vitin e kaluar, RMV-ja kishte 39 pikë dhe renditej e 87-ta.

Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 85 nga 180 vende sipas Indeksit më tw ri për perceptimin e korrupsionit, që për cdo vit publikohet nga Transparency International. Me 40 pikë, sic njofton KlanM, vendi ka bërë progress për dy vende krahasuar me raportin e vitit të kaluar.

Krahas progresit të vogël, Maqedonia e Veriut edhe më tej është në nivel të njëjtë me Surinamin, Indinë dhe Tunizinë. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, sic njofton KlanM, Mali i Zi dhe Kosova janë më mirë të ranguar se Maqedonia e Veriut kurse Shqipëria dhe Serbia kanë rezultat më të keq se vendi ynë.

Mungesa e integritetit gjatë zgjedhjes së figurave kyçe në gjyqësor dhe zhvillimi joefikas i rasteve kundër korrupsionit përmenden si shkaqe kryesore për luftën e pamjaftueshme më korrupsionin.

“Që të sigurohet përgjegjësia dhe të tregohet vullnet i vërtetë për luftën anti-korrupsion, Qeveria duhet që në mënyrë adekuate të sigurojë resurve dhe të mundësojë pavarësinë e Komisionit Antikorrupsion dhe të institucioneve përgjegëjse për hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar” – thonë nga Transparency International.

Maqedonia e Veriut, sic percjell KlanM, gjatë periudhës së kaluar ishte në shënjestër të kritikave dhe thirrjeve që të përforcohet lufta kundër korrupsionit dhe të zbatojë reforma në gjyqësor, që do të rezultonte me numër më të madh të procedurave gjyqësore kundër rasteve të korrupsionit të lartë.

Vendi më pak i korruptuar është Danimarka. Pasojnë Finlanda dhe Zelanda e Re. Më të korruptuar në botë, sipas Transparency International, vlerësohen Somalia, Siria dhe Sudani Jugor.

Të dhënat e sivjetshme, sic njofton KlanM, tregojnë se shumica e vendeve në botë nuk arrijnë ta ndalojnë korrupsionin. Më shumë se dy e treta e vendeve kanë indeksin më pak se 50 pikë.

Në krahasim me vitin 2012, madje 155 vende nuk kanë pasur asnjë progres të dukshëm në përballjen me korrupsionin ose kanë stagnuar në këtë drejtim. /KlanMacedonia/

TI RAPORTON!

You may also like