Koreja e Veriut, një festë pa promovim ushtarak – Shqip

by admin
Spread the love

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka ndjekur një paradë të madhe me rastin e 110-vjetorit të lindjes së Kim Il Sung, gjyshit të tij dhe themeluesit të vendit, sipas pamjeve të transmetuara nga mediat zyrtare.

Zyrtarët e Koresë së Jugut dhe të SHBA-së kanë sugjeruar që një test bërthamor mund të kryhet si pjesë e festimeve. Ata gjithashtu prisnin një paradë ushtarake.

Ceremonia e djeshme u shënua me paradë të qytetarëve dhe fishekzjarrë.

15 Prilli, i quajtur “Dita e Diellit”, është një nga datat më të rëndësishme në kalendarin e Phenianit, sepse Kim Il Sung, gjyshi i Kim Jong Un, lindi në këtë datë.

Fotot nga agjencia zyrtare e lajmeve KCNA tregojnë Kim Jong Un duke përshëndetur mijëra njerëz të veshur me ngjyra të ndezura nga një ballkon në sheshin Kim Il Sung në Phenian.

Udhëheqësi vizitoi gjithashtu Pallatin Kumsushan Sun në Phenian, ku është varrosur trupi i balsamosur i babait të tij, si dhe ai i Kim Il Sung.

Në ditët para këtij përvjetori, media shtetërore mbuloi gjerësisht inaugurimin e blloqeve të reja të banimit.

Sipas Leaf-Eric Ezley, një asistent profesor i studimeve ndërkombëtare në Universitetin Ewha Womans në Seul, qëllimi ishte “promovimi i një ekonomie që nuk është vetëm elastike, por plotësisht në rritje”.

Vendi, megjithatë, është i rrënuar nga një krizë e rëndë ekonomike, e përkeqësuar nga sanksionet ndërkombëtare dhe mbylljet e forta të kufijve për mbrojtje kundër Covid-19.

“Regjimi i Kim ka nevojë për burime të krenarisë kombëtare dhe legjitimitetit, përveç paradave ushtarake,” tha Ezley.

Ngjarjet vijnë tre javë pas testit më të madh të raketës balistike ndërkontinentale në historinë e vendit. Mungesa e aktivitetit ushtarak në ditën e përvjetorit “nuk do të thotë se Koreja e Veriut ka ndaluar forcimin e aparatit të saj ushtarak“, shtoi Izley. /tesheshi.com/

You may also like