Korabi ëndërron Superioren, Flamurtari thyen Tërbunin

by admin
Spread the love

Kanë ulur siparin dhe dy ndeshjet e fundit së Kategorisë së Parë në javën e gjashtë, një ekskluzivitet i Oversport dhe Tibo.

Korabi shkatërron Lushnjen me rezultatin e thellë 4-1. Lushnjarët tregohen naivë dhe pësojnë tre herë brenda 20 minutave të para kundër Korabit. Goli i Klodian Nurit nuk mjafton për miqtë. Korabi i Peshkopisë pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e dytë me 12 pikë. Thellohet edhe më shumë kriza për Lushnjen që zbret në vendin e 12-të.

Nga ana tjetër Flamurari fiton një ndeshje të rëndësishme me rezultat të pastër 3-0 përballë Tërbunit. Për vendasit mjaftojnë një gol në pjesën ë parë dhe dy në të dytën për të siguruar tre pikët ndaj miqve. Vlonjatët ngjiten në renditje duke shkuar në vendin e tretë dhe duke e bërë edhe më konkurente garën më ekipin që dëshiron Superioren. /oversport.tv

 

KORABI – LUSHNJA 4-1

FLAMURTARI – TËRBUNI 3-0

 

You may also like