KOPENHAGEN – OBSH: Përshkallëzimi i krizës në Ukrainë mund të rezultojë në katastrofë humanitare

by admin
Spread the love

KOPENHAGEN, 24 shkurt /ATSH-DPA/- Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron se përshkallëzimi i mëtejshëm pas pushtimit rus të Ukrainës mund të rezultojë në një katastrofë humanitare, sipas Zyrës së saj Rajonale për Evropën.

“Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rezultojë në një katastrofë humanitare në Evropë, duke përfshirë një numër të konsiderueshëm vdekjesh, si dhe dëme të mëtejshme në sistemet tashmë të delikate  shëndetësore”, tha zyra në një deklaratë.

OBSH-ja tha se situata ishte veçanërisht shqetësuese në kuadër të pandemisë së koronavirusit dhe të shpërthimit të vazhdueshëm të poliomielitit në vend.

“Punonjësit shëndetësorë, spitalet dhe objektet e tjera nuk duhet të jenë kurrë një objektiv dhe të lejohen të vazhdojnë t’u shërbejnë nevojave shëndetësore të komuniteteve. Mbrojtja e civilëve është një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha zyra rajonale. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like