Koopmeiners: Mund të luajmë bukur, por rëndësi ka fitorja

by admin
Spread the love

“Jemi vërtet të zhgënjyer. Ne u afruam shumë pranë fitores, por gjithçka u zhduk në minutat e fundit.” Këto janë fjalët e Teun Koopmeiners, mesfushorit të Atalantës, pas barazimit 1-1 mes polemikash ndaj Juventusit.

Ai iu rikthye edhe njëherë takimit ku Atalanta pësoi gol vetëm në sekondat e fundit të takimit duke i ikur fitorja nga duart. Megjithatë, ai ndal edhe te momenti negativ që ekipi i tij po kalon dhe nuk e fshehu zhgënjimin për golin e pësuar në minutën e fundit.

“Sidomos pas dy ndeshjeve të fundit që humbëm, kundër Juventusit do të ishte një fitore shumë e bukur. A do të ishte një fitore e bukur? Po, por për mua ajo që ka më shumë rëndësi është fitorja. Do të ishte më bukur nëse nuk do ta pësonim golin në minutat e fundit duke luajtur bukur, por tani ka vetëm zhgënjim”.

“Boga tashmë i integruar? Ai është një lojtar shumë i mirë. Më pëlqejnë lojtarët si ai, të shpejtë dhe të mirë me topin në këmbë”. /oversport.tv

You may also like