Kontratë deri në vitin 2025, Sassuolo “blindon” mbrojtësin

by admin
Spread the love

Sassuolo ka rinovuar kontratën me mbrojtësin e saj Giorgos Kyriakopulos. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare në faqen e saj.

Në të thuhej se mbrojtësi grek dhe klubi kanë arritur një marrëveshje që do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2025.

Kyriakopulos është bashkuar me Sassuolon në vitin 2020. Ai ka zhvilluar në këtë sezon 18 ndeshje në të cilat ka dhënë edhe tre asiste për shokët e tij të ekipit. /oversport.tv

Foto: U.S. Sassuolo Twitter

You may also like