Konsiderohet pranë transferimit tek Interi, Juventusi gati të prishë planet

by admin
Spread the love

Nuk është vetëm Interi pas Matthias Ginter për merkaton e verës. Mbrojtësi gjerman nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Borussia Monchengladbach dhe zikaltrit janë konsideruar për shumë kohë si destinacioni i radhës i mbrojtësit.

Megjithatë, sipas asaj që raporton Sport Mediaset, në garë për mbrojtësin gjerman është futur edhe Juventusi. Ata duan të “rrëmbejnë” mbrojtësin përpara Beppe Marotta duke shmangur kështu konkurrencën zikaltër.

Ginter është i lirë të negociojë tashmë me çdo klub që dëshiron, pasi i kanë mbetur më pak se gjashtë muaj kontratë me gjermanët. Kështu, do të jetë një duel Marotta-Arrivabene për të parë se kush do t’i sigurojë në fund shërbimet e mbrojtësit gjerman. /oversport.tv

You may also like