Konrad Laimer fut në “sherr” Bayern Munich dhe Manchester United

by admin
Spread the love

Bayern Munich po mendon për sezonin e ardhshëm dhe ka hedhur sytë nga RB Leipzig sërish. Sky Sport në Gjermani raporton se kampionët duan qendërmesfushorin Konrad Laimer.

Veç të tjerash zbulohet se bavarezët kanë gati 20 milionë euro për austriakun, i cili është nën kontratë me RB Leipzig deri më 30 qershor 2023.

Bayern Munich gjithsesi nuk është i vetëm në garë për Laimer, pasi edhe Manchester United është futur në lojë përmes Ralf Rangnick, i cili është një nga arkitektët e skuadrës gjermane.

Laimer me RB Leipzig ka arritur të shënojë pesë gola dhe të japë 6 asiste, në 41 paraqitje të zhvilluara deri më tani. / oversport.tv

Foto: RB Leipzig, Facebook

You may also like