Konjufca shpreh ngushëllime për dy ngjarjet tragjike në Serbi

by admin
Spread the love

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të të dy ngjarjeve tragjike që ndodhën në Serbi.

Konjufca tha se ngjarje të tilla janë gjithnjë të rënda për këdo e gjithkund, sidomos, sipas tij, kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë.

“Ngjarjet e tilla janë gjithnjë të rënda dhe krijojnë pikëllim për këdo dhe gjithkund, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë dhe civilë, e sidomos kur një nga këto krime të kësaj natyre të rëndë ndodh në një shkollë. Uroj shërim sa më të shpejtë për të plagosurit”, shkroi Konjufca, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se mëngjesin e sotëm, Beogradi u godit edhe nga një rast tjetër tragjik, ku një person vrau tetë të tjerë e plagosi mbi 10 persona.

Ndërsa, dy ditë më parë, nëntë persona u vranë në një shkollë në Beograd, ku tetë prej tyre ishin nxënës dhe një roje sigurie.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like