Kongresmenia amerikane braktis demokratët duke i quajtur ‘kabalë elitiste luftë-nxitësish’ (fotot)

by admin
Spread the love

Tulsi Gabbard, kongresmenia demokrate nga Hawaii dhe kandidate e primareve presidenciale në 2020 është distancuar dje nga partia e saj duke arsyetuar se dominohet nga ‘dinakëria’.

Duke njoftuar largimin e saj prej zhgënjimit nga partia, ajo quante demokratët “një kabalë elitiste luftënxitësish”.

Njoftimi i saj u bë me një video në rrjetin Twitter dhe Youtube, ku kongresmenia deklaronte: “Nuk mund të mbetem sot më me Partinë Demokrate, e cila është nën kontrollin e një kabale elitiste luftënxitësish, të cilët motivohen nga djallëzia për të kthyer në ‘racore’ çdo çështje shoqërore, si dhe duke nxitur racizmin kundër të bardhëve”.

Në vitin 2012, Gabbard u bë amerikania e parë samoane (me origjine nga Polinezia) dhe e besimit hindu e zgjedhur në Kongres, por shpeshherë pikëpamjet e saj janë përplasur me ato të dekoratëve.

Kongresmenia nga Hawaii në vitin 2016, hoqi dorë nga Komiteti Kombëtar Demokrat zgjedhor për të mbështetur Bernie Sanders si president, i cili kandidonte i pavarur.

Pikëpamjet e saj shpeshherë kanë favorizuar figura autoritare që refuzoheshin nga demokratët.

Në vitin 2013 Gabbard u kritikua për votimin e një rezolute dy-partiake të Kongresit ku dënohej dhuna anti-muslimane në shtetin indian të Gujarat.

Kjo pasi në vitin 2002 në trazirat në Gujarat u vranë rreth 1,000 vetë, shumica e të cilave muslimanë, për çka u fajësua politika e qëllimshme përçarëse, sektariane e kryeministrit indian Narendra Modi.

Gabbard tha asokohe se “ka shumë dezinformim” mbi dhunën vrasëse, ndërsa është takuar me kryeministrin Modi gjatë një vizite të tij në SHBA në 2014.

Në debatin presidencial të 2020, Gabbard u kritikua nga Kamala Harris pasi nuk quante ‘kriminel lufte’ presidentin sirian Bashar al-Assad, pasi Gabbard kishte hedhur dyshime mbi punën e mëparshme të Harris kur ishte prokurore në Kaliforni.

Kongresmenia Gabbard është ish-veterane e ushtrisë së SHBA dhe ka vizituar Sirinë në 2017 ku u takua me Assad në atë që quante “mision i zbulimi të fakteve” për luftën.

Gabbard bëri komentet e fundit në kanalin e saj në YouTube të quajtur ‘Tulsi Gabbard Show’, i cili u ngarkua në rrjet të martën.