Kongresmeni amerikan i kërkon pesëshes evropiane njohjen e Kosovës

by admin
Spread the love

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres, i ka bërë thirrje pesëshes evropiane për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Torres konkretisht u ka bërë thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të njohin Kosovën, kështu duke hapur rrugën për të hyrë në Bashkimin Evropian, njofton Klankosova.tv.

“Kosova ka qenë e pavarur për 14 vjet, por ka disa vende të BE-së që nuk e njohin këtë. Unë i bëj thirrje Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Spanjës që të rishqyrtojnë pozicionin e tyre dhe ta njohin Kosovën si një komb të pavarur në mënyrë që Kosova të ketë një rrugë për të hyrë në BE” ka shkruar Torres në Twitter.

You may also like