Konfiskohen armë në Gjorçe Petrov, arrestohen 2 persona

by admin
Spread the love




Më datë 16.05.2023, rreth orës 23:15 zyrtarë policorë të Njësisë së Policisë Intervenuese në rrugën “Kiçevska”, në zonën e Gjorçe Petrovit, janë privuar nga liria personat I.A.(35) dhe B.S.(34), të dy nga Shkupi.
Zyrtarët policorë kanë ndalur veturën e pasagjerëve “BMW” me targa të Shkupit, e drejtuar nga I.A., në të cilën pasagjer ishte B.S., gjatë kontrollit në të kanë gjetur 3 armë zjarri, përkatësisht pistoleta “Zastava M57”, me municione.

Personat janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit nga ana e zyrtarëve policorë nga Sektori për trafikim të paligjshëm me armë, kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal.


You may also like