Konfirmohet më e keqja, publikohen përgjigjet e analizave të Berardit

by admin
Spread the love

Konfirmohet më e keqja për lojtarin e Sassuolos, Domenico Berardi.

Sulmuesi italian u dëmtua në ndeshjen ndaj Hellas Verona dhe në analizat e kryera këtë të hënë, klubi italian konfirmoi dëmtimin e rëndë të 29-vjeçarit.

Berardi vuan një dëmtim në tendinën e Akilit në këmbën e djathtë dhe të martën do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

E sigurt është se ky sezon konsiderohet i përfunduar për Berardin që duhet të harrojë edhe pjesëmarrjen në Europianin e Gjermanisë aty ku Italia e tij do të përballet me Shqipërinë, Kroacinë dhe Spanjën. Rikthimi në fushë parashikohet vetëm në vitin 2025./ Shqip


Top Channel

You may also like