Koncepti bazë i ligjit të ri për pagat në institucionet publike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Qeveria e miratoi konceptin themelor të ligjit të ri për paga i cili i rregullon rregullat sipas të cilave në të ardhmen do të rregullohen pagat në institucionet publike. Draft versionin e ligjit koncepti themelor i të cilit u votua mbrëmë në mbledhje të Qeverisë, e përgatiti grupi punues i formuar prej përfaqësuesve të MSHIA, MF, MPPS dhe SP, bashkërisht me ekspert nga SIGMA punoi në Draft Ligjin i cili i rregullon rregullat sipas të cilave në të ardhmen do të rregullohen pagat në institucionet publike.

Ligji i përfshin të gjitha 1346 institucionet e sektorit publik me 132 088 të punësuar të cilët janë të përfshirë me Ligjin për të punësuarit në sektorin publik. Me ligjin janë të përfshirë edhe të gjithë personat e emëruar dhe zgjedhur si dhe të punësuarit në të gjitha shoqëritë tregtare në pronësi të plotë shtetërore ose në pronësi të njësive të pushtetit lokal”, informuan sot nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), dikasteri i cili e propozon ligjin.

Parashihet, siç bëri të ditur MSHIA, që në bazë të rregullave në ligjin të ketë shumë sfera: Pushteti ligjvënës, Pushteti ekzekutiv, Pushteti gjyqësor, Vetëqeverisja lokale, Të zgjedhurit dhe personat e emëruar dhe Shoqëritë tregtare në pronësi të plotë shtetërore .

“Në korniza të secilës prej këtyre sferave mund që të rregullohen një ose disa nënsisteme. Për shembull, në korniza të pushtetit ekzekutiv do të ketë një nënsistem për organet shtetërore, një nënsistem për arsim, një nënsistem për shëndetësi, një nënsistem për kulturë e kështu me radhë”, sqarojnë nga MSHIA.


You may also like