Konashenkov: Kemi shkatërruar uzinat e prodhimit të raketave në Kiev

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes, Igor Konashenkov tha se ata goditën ndërtesat e prodhimit të një ndërmarrje raketash në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, me një raketë me rreze të gjatë me precizon.

Konashenkov bëri deklarata për veprimet e ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë.

Duke deklaruar se ata përdorën armë me precizon të lartë kundër objektivave në Ukrainë, Konashenkov tha: “Ndërtesat e prodhimit të ndërmarrjes së raketave hapësinore “Artem” në Kiev u goditën me një raketë me rreze të gjatë dhe me precizon të lartë të lëshuar nga ajri”.

Konashenkov deklaroi se tre nënstacione u shkatërruan në kryqëzimet hekurudhore Fastov, Krasnosolka dhe Polonnoye me raketa me precizon të lartë me rreze të gjatë “Kalibr” të lëshuara nga deti dhe 9 elementë ushtarakë ukrainas u shkatërruan nga raketat ajrore me precizon të lartë.

Duke vënë në dukje se njësitë taktike luftarake ajrore ruse gjatë natës goditën 112 objekte ushtarake ukrainase, Konashenkov tha se edhe njësitë raketore shkatërruan 13 objekte.

Konashenkov deklaroi se njësitë e artilerisë kishin bombarduar 975 lokacione.

Ai tha se 13 mjete ajrore pa pilot u rrëzuan në ajër me sisteme ruse të mbrojtjes ajrore dhe shtoi: “Deri më sot, 142 avionë, 111 helikopterë, 634 mjete ajrore pa pilot, 278 sisteme raketore të mbrojtjes ajrore, 2 mijë e 638 tanke dhe të blinduara, 304 shumëgrykëshe, 1.175 obusë dhe mortaja dhe 2.467 automjete ushtarake private që i përkisnin ushtrisë ukrainase u shkatërruan.

Ndërsa Mikhail Mizintsev, kreu i Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, pohoi se administrata e Kievit vazhdon të prodhojë lajme provokuese, duke pretenduar se ushtria ruse vrau pa dallim civilë si pasojë e një sulmi artilerie.

Duke pretenduar se forcat e armatosura ukrainase hapën zjarr me artileri në zonat e banuara në qytetin port të Donjeckut, Mizintsev tha se ata (ukrainasit) kishin vënë gazetarë nga agjencitë e lajmeve ukrainase dhe perëndimore të merrnin imazhe të objekteve të shkatërruara të infrastrukturës civile dhe se këto materiale do të raportoheshin si “egërsi e ushtrisë ruse”.

 

You may also like