Komunat anashkalohen nga Qeveria – Ibrahimi: Qasja ka ndryshuar pas zgjedhjeve, s’ka bashkëpunim

by admin
Spread the love

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) dy herë
nuk është ftuar në takimin e Komitetit për Koordinimin dhe Vlerësimin e
situatës me pandeminë, pa ndonjë arsyetim, i tha Ekonomia Online kryetari i këtij
institucioni Sazan Ibrahimi.

Ai thotë se nuk e di arsyen pse po ndodh një
gjë e tillë, ngase çdo herë kanë qenë të gatshëm për bashkëpunim dhe koordinim
të aktiviteteve.

“Tani është
takimi i dytë me radhë ku Asociacioni i Komunave të Kosovës nuk ftohet. Kjo
nuk e di pse është duke u bërë nga niveli qendror. Neve si Asociacion dhe
kryetarët e komunave gjithnjë kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë në mënyrë
që qytetarët të përfitojnë nga ky bashkëpunim sepse interesi kryesor i
kryetarëve të komunave është shpëtimi i jetës së qytetarëve”.

Ibrahimi tha se ky
trajtim nga ana e Qeverisë nuk ka qenë deri para zgjedhjeve lokale dhe se tash
ka një trajtim ndryshe të nivelit lokal.

Edhe në draftimin e
Projektligji për vetëqeverisje lokale, ai thotë se nuk janë ftuar që të japin mendimin
e tyre.

“Është
draftuar Projektligji për vetëqeverisje lokale, i cili projektligj është për
komuna e jo për nivelin qendrorë edhe në këtë rast komunat kanë qenë të anashkaluar
nga konsultimet nga niveli qendrorë. Kemi reaguar edhe atëherë, kemi kërkuar që
ky proces të shtyhet sepse ishim para zgjedhjeve lokale dhe gjatë zgjedhjeve
lokale vetëm kur kemi dëgjuar që ky projektligj është miratuar nga Qeveria e
Republikës së Kosovës. Vallë a duhet ta hartosh një ligj për dikën dhe për atë
që është palë e interesit të mos ta ftosh në konsultë ?.”

“Nëse njëherë
ndodh pa qëllim dhe është arsyeja që kemi harruar t’i frojmë komunat, që nuk ka
ndonjë arsye të justifikueshme se përse nuk janë konsultuar në hartimin e Projektligjit
për vetëqeverisje lokale. Atëherë nëse gabimi ndodh 2-3 herë nuk mund ta
konsiderojmë që është pa qëllim apo në disa raste është lëshim teknik. Po
shihet që trajtimi i komunave nga niveli qendror edhe i Asociacionit si
përfaqësues i tyre legjitim nuk është ashtu siç ka qenë më herët”.

Ibrahimi tutje tha
se që nga marsi i vitit 2020 ekipet e angazhuara nga kryetarët e komunave kanë
qenë të angazhuar për t’i krijuar lehtësira për tejkalimin e situatës me
Covid-19.

Madje sipas tij,
80% e pacientëve janë trajtuar nga niveli lokal, falë angazhimit maksimal të
krerëve të komunave.

“Të gjitha
komunat e Republikës së Kosovës, i kanë shndërruar nga një qendër e QKMF në
Qendër për trajtimin e pacientëve me Covid-19 dhe në bazë të analizave të
Drejtorëve Komunal të Shëndetësisë rreth 80% të pacientëve të cilët kanë qenë
të infektuar me Covid-19 kanë qenë të trajtuar në nivelin lokal dhe paramendoni
po të mos ishte ky angazhim maksimal i kryetarëve të komunave me stafin e vetë
në mënyrë që qytetari ta tejkalojë këtë situatë më lehtë, çka do të kishte
ndodhur në nivelin qendrorë, në qendrën kryesore universitare?”

“Për këtë
arsye ne kemi kërkuar një bashkëpunim të sinqertë me nivelin qendrore në mënyrë
që të tejkalohet situata sa më lehtë. Gjithnjë Asociacioni i Komunave të Kosovës
me kryetarët e komunave e ka zgjatur dorën e bashkëpunimit të sinqertë dhe
korrekt. Kur kemi pasur bashkëpunim të sinqertë ka pasur rezultate edhe në
terren. Gjithnjë kryetarët e komunave kanë kërkuar nga niveli qendrorë që të
gjitha masat të cilat ndermirën në bashkëpunim me ta të ndermirën konform
situatës në terren. Kur kemi pasur numrin e vogël kryetarët e komunave kanë
kërkuar që masat të lehtësohen sepse kanë menduar edhe nga shëndeti ekonomik.
Krahas shëndetit publik i cili është prioritet mbi prioritete gjithnjë
kryetarët e komunave kanë kërkuar edhe të ruhet shëndeti ekonomik”.

Kryetari i AKK-së
tha se kërkojnë nga niveli qendrorë që t’i trajtojnë në mënyrë të dinjitetshme
komunat, raporton EO.

“Komunat janë
ty qytetarëve të Republikës së Kosovës të cilët janë të prirë nga kryetarët e
komunave e të cilët e kanë marrë bekimin dhe votën e qytetarit në mënyrë të drejtpërdrejtë
dhe nuk janë të emëruar por janë të zgjedhur të qytetarëve”.

“Dera e parë për ankesa është komuna, është kryetari i komunës e jo ministritë apo ministrat sepse në derën e ministrave nuk troket askush në mëngjes për t’i shfaqur brengat e tyre”.

You may also like