Komuna e Deçanit mban seancë solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së

by admin
Spread the love

Në Kuvendin e Komunës së Deçanit, u mbajt Seancë Solemne me rastin e ditës së fillimit të Epopesë së UÇK-së, në përkujtim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Komandantin Legjendar Adem Jasharit dhe rënies heroike të familjes Jashari.

Për të nderuar këtë datë të lavdishme të historisë sonë të pranishëm ishin Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, nënkryetari Sami Cacaj, Luan Haradinaj, djali i Gjeneralit Shkëlzen Haradinaj, përfaqësues të Shoqatave të dala nga lufta, përfaqësues të Policisë dhe FSK-së, përfaqësues të Bashkësisë Islame, anëtarët e Kuvendit, drejtorë të Drejtorive e qytetarë tjerë.

Në fjalën e tij kryesuesi i Kuvendit Komunal Hajdar Sutaj falënderoi të pranishmit në këtë mbledhje Solemne dhe ngriti lart luftën dhe lavdinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e në veçanti figurën emblematike të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe sakrificën e familjes Jashari.

“Është ky 24 vjetor i fillimit të UÇK-së, që na kthen në kohë për të kujtuar këto data të rëndësishme që shkruan historinë e vendit tonë. Duke filluar nga 28 Nëntori i vitit 1997, duke vazhduar me rënien heroike të Luan Haradinaj, pastaj me luftën dhe qëndresën e datave 5, 6 dhe 7 Mars, në këtë qëndresë të familjes Jashari në Prekazin legjendar, familje e cila sakrifikoi jetën pë t’i dhënë lavdi atdheut tonë. Komandanti legjendar Adem Jashari ra ,për të mos u harruar kurrë. Ai është i gjallë dhe i tillë do të mbetet derisa të ekzistojë kombi ynë! Lavdia e Marsit të shqiptarëve do të vazhdojë me luftën frontale të UÇK-së me 24 Mars në Dukagjin, ku edhe familja emblematike e Dukagjinit, familja Haradinaj luftoi pa u ndalur në Gllogjanin e heronjëve tonë”.

E falë luftës dhe qëndresës së këtyre heronjëve e martirëve sot jemi shtet i pavarur e sovran.

Kryetari Ramosaj në fjalën e tij theksoi që të rralla janë rastet kur një familje shuhet komplet,e pikërisht këto raste janë ato që e ngritin vlerën dhe lavdinë e Kombit tonë.

“E tillë është familja Jasharaj, e cila është dhe do të mbetet krenari e jona.Ky muaj Mars, ka lavdinë e njëjtë si Nëntori dhe Shkurti,sepse pikërisht ky muaj na kujton të mbetemi të bashkuar si popull dhe të kujtojmë që jemi një dhe që luftën për liri e kemi bërë bashkë si Drenicë e Dukagjin. Lavdi të përjetshme komandantit legjendar Adem Jashari me familje dhe gjithë luftës e të rënëve për Atdhe”, ka thënë ai.

You may also like