Kompletohen skuadrat çerekfinaliste në Kupën e Kosovës

by admin
Spread the love

Janë kompletuar të gjitha skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Fituesi i Kupës së Kosovës në edicionin e kaluar, Llapi sot e preu “biletën” për rrethin tjetër, duke e vazhduar rrugëtimin drejt mbrojtjes së trofeut..

Bashkë me Llapin në çerekfinale të Kupës janë kualifikuar edhe ajo që njihet në zhargonin kosovar si “katërshja e madhe” e Superligës duke përfshirë, Gjilanin, Dritën, Ballkanin e Prishtinën, transmeton demokracia, përcjell Insporti.

Në fazën çerekfinale të Kupës ndodhen dy skuadrat e Ligës së Parë të Kosovës, Onixi dhe Ramiz Sadiku.

Ndryshe, shorti për rrethin çerekfinal hedhet të enjten nga ora 13:00 në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KËTO JANË SKUADRAT QË JANË KUALIFIKUAR NË ÇEREKFINALE:

GJILANI

ONIX

ULPIANA

RAMIZ SADIKU

DRITA

BALLKANI

PRISHTINA

LLAPI. 

You may also like