Kompania “Dauti Komerc” shënoi 30-vjetorin e themelimit, festë impozante në këtë përvjetor

by admin
Spread the love

Kompania tashmë e njohur e distribuimit të mallrave të konsumit të gjerë “Dauti Komerc”, të enjten e kaluar, në selinë e saj në Saraj, në një ambient impozant shënoi 30-vjetorin e themelimit të saj. Me këtë rast kanë marr pjesë me qindra të ftuar, nën tingujt e muzikës së zgjedhur dhe programit të pasur artistik, në mesin e të cilëve edhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Ishte një mbrëmje vërtetë e paharruar që do të mbahet mend për një kohë të gjatë, pasi ndër të tjera u shfaq edhe filmi dokumentar për këto tridhjetë vite histori dhe suksese të kësaj kompanie.

Rrallëkush kishte dëgjuar për fshatin Bojanë, nga i cili vëllezërit Xhemail, Besim, Hamin e Femi Dauti po planifikonin të themelojnë një kompani, për të dal nga situata e palakmueshme dhe sa për t`ua përmirësuar sadopak jetën. Askujt nuk i kishte shkuar ndërmend se pas 30 viteve të ekzistimit, “Dauti Komerc” do të punësojë mbi 1200 të punësuar dhe me një imazh ndër më të respektuarit në rajon.

Drejtori ekzekutiv i kësaj kompanie, z. Xhemail Dauti nënvizon se kompania është themeluar në periudhën e tranzicionit të sistemit ekonomik, por edhe politik e shtetëror. Kompania “Dauti Komerc” ka një kuadër të shëndoshë profesionist, duke u shtrirë në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi dhe Shqipëri. Por, që nga viti 2021 ajo ka filluar edhe të eksportojë edhe në Suedi, Zvicër, Gjermani, Itali, Austri, Çeki, ndërsa po bëhen përgatitje të eksportimit të mallrave edhe për Libi, Katar etj. Së fundmi ka filluar edhe furnizimi në Aleancën Veriatlantike, pasi është siguruar certifikata përkatëse, ndërsa së shpejti pritet edhe furnizimi në projektet e Kombeve të Bashkuara.

Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të “Dauti Komerc”, Oda Ekonomike e Maqedonisë së Veriut organizoi edhe forumin e biznesit “Përparësitë dhe mungesat në bashkëpunimin rajonal – Dauti Komerc – Promovues i bashkëpunimit rajonal”. Pjesëmarrës në panel ishin Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Xhemail Dauti, drejtor ekzekutiv kryesor i “Dauti Komerc”, Safet Gergjaliu, analist ekonomik nga Prishtina dhe Shaqir Palushi, themelues dhe pronar i Fruteksit nga Prishtina. Në forumin e biznesit do të marrin pjesë biznesmenë dhe analistë nga vendi dhe nga Shqipëria, Serbia dhe Kosova. (Shtegu.com)

You may also like