Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë kundër drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi

by admin
Spread the love




Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur procedurë kundër drejtorit aktual të Policisë Financiare, Arafat Muaremi. Lajmin për Infomaks e ka konfirmuar kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska. Jo zyrtarisht është duke u hetuar prejardhja e pronës së drejtorit të policisë Financiare.

Sipas Listës anketuese, Muaremi posedon një barakë në Shkup prej 470 m2, e cila kushton më shumë se 70 mijë euro, në Gostivar posedon shtëpi prej 500 m2 me oborr prej 1500 m2, e cila kushton 250 mijë euro.

Ai posedon edhe një truall prej 600 m2 në Gostivar që kushton 30 mijë euro. Muaremi në Listën e tij anketuese ka të theksuar se posedon dy makina Mercedes që së bashku vlejnë 35 mijë euro, ndërsa në llogarinë bankare të cilët janë në pronësi të prindërve të tij ka 115 mijë euro në kesh dhe 30 mijë franga zvicerane.

Përpos procedurës së Komisionit Shtetëror për Parandalimi e Korrupsionit, për Muaremin ka të hapur procedurë edhe në Prokurorinë për ndjekje të Krimit të Organizuar e cila është rezultat i kallëzimit penal të cilën e ka dorëzuar Avokati Shtetëror, ndërsa ka të bëj me periudhën kur Muaremi ishte hetues në PSP.


You may also like