Komisioni i Rithemelimit: Qytetarët do votojnë kandidatët e lirisë, jo të zarfit të Lulit

by admin
Spread the love

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas deklaratës së Gazment Bardhit, ku me një deklaratë publike në emër të Komisionit, Floriana Garo, Drejtore e Komunikimit, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të PD, është shprehur se qytetarët në 6 mars do të

Reagimi Komisionit të Rithemelimit:

Përballë braktisjes nga demokratet dhe disfatës së sigurtë që e pret në 6 Mars, shoqata Brava-Bardhi për llogari të Edi Ramës, vazhdon sulmet ndaj demokrateve dhe partive të tjera opozitare. Askush nuk përfaqëson opozitën më shumë se kandidatët e ‘Shtëpisë së Lirisë’ të cilët në kontrast të thellë me kandidatët e zarfeve të Lulzim Pazarit, janë zgjedhur për herë të parë nga vetëm demokratët me parimin një anëtar një votë! Kjo është dhe arsyeja që jo vetëm demokratët, por i gjithë populli opozitar në vend të kandidateve të zarfit do të zgjedhe kandidatet e votës së lirë. Në vend të pazareve do të zgjedhë përballjen me Edi Ramën dhe në vend të humbjes do zgjedhë fitoren. Boll me Edi Ramën dhe humbësin serial Lulzim Brava! Vota për Lulzim Bravën është votë për pazar – për humbjen e radhës! Vota për kandidatët e Shtëpisë së Lirisë është votë për bashkimin e demokratëve dhe gjithë popullit opozitar! Është vote për rikthimin e Shpresës dhe FITORES“.

You may also like