Komisioni Hetimor do t’i intervistojë kryetarët e partive dhe institucionet qeverisëse – pjesë e intervistimit do të jetë edhe Martin Berishaj

by admin
Spread the love

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën është diskutuar për planin e veprimit, si dhe emrat  të ekspertëve, raporton Ekonomia Online.

Artan Abrashi nga VV-ja
ka thënë se  në kuadër  të personave që duhet të intervistohen duhet të
jenë edhe kryetarët e partive politike.

“Propozojë qe ta mbajmë
një mbledhje punuese, të japim plane tona pastaj t’i vazhdojmë me miratim. Ta bëjmë
një dokument qe mos të kemi dilema gjatë rrugëtimit ton. Konsideroj që në kudër
të listës së personave që duhet të intervistohen duhet të jenë edhe kryetarët e
partive politike. Këtë çështje duhet ta diskutojmë pasi t’i shohim pretendimet
e tyre. Në rast se konstatojmë për t’i zbardh ato pretendime apo jo do të vërehet
gjatë komisionit”, tha ai.

Kurse, Driton Selmanaj
nga LDK-ja, ka propozuar listën personave që duhet të intervistohen. “Kisha një
propozim qysh atë ditë qe të na sjellin dokumentin e tyre. Je i lirë të propozosh
çfarëdo. Mund të ndryshojë çfarëdo ë në fund me sjell të vërtetën. Po dyshoj që
kemi nevojë për një punëtori. Po e lëmë një afat deri të hënën, kushdo që ka
komente të dërgojë me shkrim në mënyrë që mos të prolongohemi. Kam bërë edhe listën
e institucioneve që s’i t’i intervistojmë. “Nga Qeveria, Zyra e Rregullatorit, Ambasadori
Martin Berishaj, avokati Naim Qelaj, KEK-u, KEDS-i,  KESCO, KOSTT, ZRrE, Ministria e Ekonomisë dhe
Financave, Kosova Thëngjilli, Agjencia Anti Korrupsion”.

Tutje Selmanaj tha “Të
martën është afti për komente nëse e shohim se është e nevojshme një punëtori e
krijojmë”.

Pal Lekaj nga AAK-ja, tha
se duhet të mbahet edhe një punëtori në mënyrë që të kenë një dokument sa më
efektiv.

“Është e vërtetë që vetë Mimoza
Kusari ka këshilluar që të kemi një planë veprimi sa më parë dhe një pikënisje
ku të fillojmë. Pajtoj që edhe kemi një punëtori që të nxjerrim një dokument sa
më efektiv”, tha Lekaj.

Kurse, Jeta Statovci nga
Lista Guxo, po ashtu ka kërkuar edhe një takim tjetër në mënyrë që të kenë sugjerime
sa më konrete.

“Dilema ekzisto se
materiali nuk vjen. Është e rëndësishme që të jetë komisioni sa më gjithëpërfshirës.
Mendoj që është një hap i mirë që secili ta jap kontributin. Në draftin e punës
mund të kemi vërejtje në raport me afatin kohorë. E rrugës është të caktohet
edhe një kohë për sugjerimet dhe komentet”.

Ferat Shala nga PDK-ja ka
propozuar që të këtë dinamikë më aktive të punës së këtij komisioni. Ai tha se
në saje të pushimeve verore ka frikë se do të mungojnë pastaj akterët kryesor të
këtij procesi.

“Nëse e bllokojmë rendin
e ditës, konsideroj që po vonohemi shumë. Nuk na pengo shumë nëse ne në parim
si draft e punojmë.  Do të ishte mirë ta
hapim mundësinë e diskutimit. Metodologji është e njohur, sepse nuk është hera
e parë që ne po e bëjmë këtë punë. Ne po hyn në një pjesë të pushimeve verore
dhe do kemi probleme nëse e zvarritim. Duhet të përgatitemi për një dinamikë më
aktive:.

“Friken e kam të çështja
e sezonit veror pasi kanë me na munguar akter të cilët janë jashtë vendit dhe në
pushime”, tha Shala.

You may also like