Komisioni Evropian përcakton planin për reduktimin e përdorimit të gazit në Evropë, deri pranverën e ardhshme

by admin
Spread the love

Komisioni Evropian paraqiti këtë të mërkurë planin e tij për të reduktuar përdorimin e gazit në Evropë me 15%, ndërsa përpiqet të forcojë qëndrueshmërinë e energjisë së BE-së mes tensioneve me furnizuesin kryesor Rusinë. 

Duke shpallur paketën “Kurseni gazin për një dimër të sigurt”, presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen tha se 12 vende anëtare ishin goditur nga një ndërprerje e pjesshme ose e plotë e furnizimit me gaz rus.

Ajo paralajmëroi se mbyllja totale e gazit rus ishte një skenar i mundshëm, por Rusia po i shantazhon duke përdor energjinë si armë.

Sipas CNN, paketa propozon një objektiv për të gjitha shtetet anëtare për të reduktuar kërkesën për gaz me 15% midis gushtit 2022 dhe marsit 2023.

Shtetet anëtare kanë afat deri në shtator për të treguar se si do të jenë në gjendje ta përmbushin këtë objektiv.

Në një deklaratë për paketën, Komisioni tha se do të ketë masa për të ndihmuar vendet anëtare të BE-së të përmbushin reduktimet e nevojshme, duke përfshirë zëvendësimin e gazit me lëndë djegëse të tjera dhe kursimin e përgjithshëm të energjisë në të gjithë sektorët.

Muajin e kaluar, Gazprom shkurtoi flukset përmes tubacionit me 60%, duke fajësuar vendimin e Perëndimit për të ndaluar turbinat jetike për shkak të sanksioneve kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.


Top Channel

You may also like