Komisioni Evropian: Disa vende kanë rezerva për heqjen e vizave për Kosovën

by admin
Spread the love

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, thotë se Kosova qëndron pas rekomandimit të saj nga korriku 2018, ku thuhet se Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave.

Ajo thekson se ka shtete anëtare që ende kanë rezerva për heqjen e vizave për kosovarët, shkruan Tanjug.

“Sipas KE-së, vendimi për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës është pritur shumë gjatë dhe i takon Këshillit të BE-së që ta miratojë. Disa shtete anëtare kanë shqetësime për çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit, pretendimet e rreme për azil dhe siguria e dokumenteve. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur punën ndërmjet shteteve anëtare dhe autoriteteve të Kosovës në mënyrë që të zgjidhen këto çështje”, tha Pisonero.

You may also like