Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut takon homologun e saj ukrainas

by admin
Spread the love

Komisionerja ruse për të drejtat e njeriut, Tatyana Moskalkova, dhe homologu i saj ukrainas, Dmytro Lubinets, u takuan në kryeqytetin turk, Ankara, më 11 janar.

Në takimin që zgjati rreth 40 minuta, sipas Reuters, palët ranë dakord për këmbimin e 40 të burgosurve të luftës.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, Moska dhe Kievi kanë këmbyer disa herë të burgosurit e luftës.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCHR) tha më 15 nëntor se Rusia dhe Ukraina kanë torturuar të burgosur të luftës gjatë konfliktit gati nëntëmujor mes tyre.

Kievi ka thënë më herët se i kontrollon të gjitha informacionet në lidhje me trajtimin e të burgosurve dhe se do të hetojë çdo shkelje.

Rusia, e cila ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, i mohon torturat ose format e tjera të keqtrajtimit të të burgosurve.


Top Channel

You may also like