Komision për largimin e librit të sociologjisë ku fyhen shqiptarët

by admin
Spread the love




Ministria e Arsimit dhe Kulturës bën me dije se është ngritur Komisioni për propozimin për tërheqjen nga përdorimi të tekstit të miratuar të Sociologjisë për vitin e dytë të arsimit të mesëm. Kjo vjen pas reagimeve të publikut ndaj asaj që shkruhej në tekstin shkollor për lindshmërinë tek romët, shqiptarët dhe turqit.

“Procesi gjithëpërfshirës për përmirësimin e cilësisë së përmbajtjes arsimore dhe për eliminimin e diskriminimit dhe stereotipeve është më efektivi dhe për këtë arsye Ministria e Arsimit dhe Kulturës lejon që publiku të përfshihet në procesin e heqjes së gabimeve të natyrës së ndryshme dhe përmbajtjeve të papërshtatshme në tekstet shkollore. ”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës.

Ministria e Arsimit dhe Kulturës njofton se Komisioni brenda afatit ligjor prej dhjetë ditësh duhet t’ia dorëzojë propozimin ministrit të Arsimit dhe Shkencës. Nga atje po ashtu theksojnë se në periudhën e kaluar janë marrë disa vendime për tërheqjen e teksteve të miratuara, për çka ka pasur reagime. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, me reformën rrënjësore në sistemin arsimor, që parashikon përgatitjen e kurrikulave të reja, do të prodhohen tekste dhe materiale të reja mësimore për të gjitha lëndët. /SHENJA/

 


You may also like