KOMF: Duhet vetëdijësim dhe mobilizim institucional për zbatimin e ligjit të fëmijëve

by admin
Spread the love

Ligji për mbrojtjen e fëmijëve nuk po gjen zbatim dhe deri më tani janë aprovuar vetëm 18 akte nënligjore. E drejta e fëmijëve në arsim, siguria në shkolla dhe mbrojtja sociale e shëndetësore janë disa nga çështjet më të ndjeshme me të cilat po ballafaqohen fëmijët. Kështu u tha në tryezën e diskutimit me temën “Ligji për mbrojtjen e fëmijës – progresi në zbatimin e tij”, nga

Koalicioni i OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë (KOMF) ka mbajtur diskutimin me temën “Ligji për mbrojtjen e fëmijëve – progesi në zbatimin e tij”.

Sipas saj, ligji për mbrojtjen e fëmijëve nuk po zbatohet dhe deri tash janë miratuar vetëm 18 akte nënligjore. Gjithashtu, e drejta e fëmijëve në arsim, siguria në shkolla dhe mbrojtja sociale dhe shëndetësore janë disa nga çështjet prioritare, me të cilat po ballafaqohen fëmijët.

“Kemi konstatuar që ligji nuk po zbatohet. Kemi paraqitur rekomandim për autoritetet ekzekutive dhe të tjera që kanë detyrime ligjore me i nxjerr aktet nënligjore, si organizma të cilat kanë për të funksionalizuar ligjet. Që nga ajo periudhë kur kemi dalë me rekomandime dhe kemi qenë më një tryezë të përbashkët, janë aprovuar gjashtë akte nënligjore prej gjithsej 18 akteve që janë të përcaktuara në ligj. Mbi bazën e këtyre të dhënave del që autoritet nuk kanë arritur me i përmbush detyrat të përcaktuara me ligj”, tha Naim Qelaj në këtë tryezë.

Për më tepër, ai shtoi se në Kosovë nuk ka ndëshkueshmëri për mos zbatim të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve. Mbi bazën e ankesave, ai shtoi se janë identifikuar fushat ku më së shumti preken të drejtat e fëmijëve, shkruan KP, përcjell Klankosova.tv.

“Çështjet më të ndjeshme që i kemi identifikuar gjatë vitit 2022 dhe për cilat kemi dalë me qëndrim janë të drejtat e fëmijëve në arsim, e drejta e fëmijëve në procedurë pranë gjykatës, dhuna dhe gjendja e sigurisë në shkolla, fëmijët me aftësi të kufizuara, mbrojtja sociale dhe shëndetësore e fëmijëve”, ka shtuar ai.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje theksoi se janë duke punuar në ligjin e ri dhe për zbatueshmërinë e legjislacionit.

“Ne ligjërisht kemi provuar të gjejmë rrugën dhe është një problem praktik. Unë kam shkuar të bisedoj me disa ambasada dhe janë gati për të ndihmuar financiarisht disa profesionistë, të cilët mund të ndihmojnë fëmijët me aftësi të kufizuara dhe autizëm nëpër shkolla. Por, ne nuk kemi gjetur mundësi qysh ata të bëjnë pagesën, se ata duhet të ketë licencën dhe nëse ata nuk janë të licencuar, familja është sensitive. Disa herë jemi ulur me këto familje dhe jemi në rrugë qysh të ndihmojmë konkretisht”, u shpreh Balje.

Por, drejtoresha e koalicionit të OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve (KOMF), Donjeta Kelmendi tha se niveli komunal ka nevojë për sensibilizim.

“Ka nevojë për një vetëdijësim dhe mobilizim shumë të madh të institucioneve dhe fuqizim të kapaciteteve drejt zbatimit të këtij ligji. Kjo ka qenë edhe iniciativa që kemi marrë bashkë me Zyrën për Qeverisje të Mirë bashkë edhe me mbështetjen të zyrës për UNICEF. Pjesëmarrja ka qenë jashtëzakonisht e madhe dhe kemi shënjestruar mbi 400 profesionistë dhe ka qenë një sinjal që niveli lokal ka nevojë për një sensibilizim edhe për ngritje të kapaciteteve”, ka thënë Kelmendi.

Ndërkaq, drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë, Habit Hajredini tha se prej hyrjes në fuqi të ligjit për fëmijët kanë qenë të fokusuar në implementimin e tij.

“Fokusi jonë kryesor pas hyrjes në fuqi ka qenë, sepse neve na obligon Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve, neni 64 thotë-vetëdijësimi i publikut dhe kërkon nga qeveria të bëjë një fushatë vetëdijësuese në nivel vendi. Jemi mobilizuar si institucioneve dhe shoqëri civile kemi lansuar për herë të parë fushatën nacionale dhe kemi përgatit një plan kombëtar se si duhet të punojmë në vetëdijësimin e qytetarëve për zbatim të ligjit”, tha ai.

You may also like